Ka filluar vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën po diskutohet projektligji për rimëkëmbjen ekonomike COVID-19, raporton arbresh.info.
Kuvendi i Kosovës nuk po arrin të mbledh votat që të kaloj këtë projektligj ku po ballafaqon pozitë dhe opozitë.
Deputetja Teuta Haxhiu, u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë projektligjin
“Shumë biznese po na shkuarjen. Ata kërkojnë që ne të bëjnë zgjidhje. Sa i përket votave janë 31 deputet. Pra duhet te rreshtoheni në njërën nga tre opsionet, të votoni për, kundër apo të abstenini e jo sikur ju te vetëvendosjes që nuk rreshtoheni kërka. Ne po duam vetëm tu bëjmë zgjidhje qytetarëve nga kjo gjendje e krijuar”, ka thënë ajo, shkruan arbresh.info.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi u tha që të mos kërkojnë vota nga opozita për të kaluar ligje e projektligje.
“Beni 61 vota mos kërkoni vota nga opozita. Mos kërkoni nga ne tua plotësojnë atë që duhet ta kryeni ju”
“Nëse nuk i keni numrat për një ligj i bie që nuk i keni numrat për qeverisje. Nëse do të bëni zgjidhje për qytetarët e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet”, tha Selimi
Po ashtu edhe deputeti Daut Haradinaj u ka kërkuar deputetëve që ta votojnë projektligjin në lexim të parë.
“Në po kërkojmë vetëm të kalon në lexim të parë. Thirrja jonë si për deputet të opozitës dhe pozitës është ti jepet mandat në lexim të parë”, tha ai
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Bedri Hamza, tha se sa e kanë me seriozitet këtë projektligj shihet mos prezenca e asnjë ministri të qeverisë./arbresh.info/
Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrë...
Turqia i dhuron Shqipërisë një avion qeveritar me vlerë 11.9...
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrues...
Lladrovci uron Krishtlindjen: Ditë për të kujtuar e vlerësua...
MMPHI në gatishmëri për reshjet e borës, nis kriposja dhe pa...