Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Emanuel Demaj, ka pritur ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki, si dhe ambasadoren e ngarkuar për procesin e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës, Pekka Metso, njofton MPJ
Sipas komunikatës së MPJ-së, në margjina të këtij takimi është diskutuar në lidhje me zhvillimet e gjithëmbarshme politike dhe është rikonfirmuar fryma e thellë e bashkëpunimit, mbështetjes dhe miqësisë në mes dy vendeve dhe dy popujve.
Temë kryesore e këtij takimi ishte vazhdimi i organizimit të Konferencës për Dialog Ndërfetar në Kosovë.
Demaj është zotuar se do të vazhdojë ta mbështesë organizimin e kësaj Konference, e cila për temë kryesore këtë vit pritet ta ketë rininë.
Konferenca ndërfetare në Kosovë vlerësohet si njëra nga ngjarjet më të rëndësishme në Kosovë dhe si një vendtakim i udhëheqësve fetarë, diplomatëve, juristëve, udhëheqësve të OJQ-ve, akademikëve, shoqërisë civile si dhe përfaqësuesve të medieve ndërkombëtare.
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...