Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot në ora 09:30 do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Zoran Kostiqit dhe Dragan Miloviqit, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile.
Në seancën paraprake janë dëgjuar dy dëshmitarët të Prokurorisë, Habib Mustafa dhe Rrahim Tahiri. Të dy dëshmitarët kanë deklaruar se të akuzuarin Kostiq e kanë njohur nga periudha e paraluftës dhe se gjatë luftës ai kishte qenë i uniformuar.
Dëshmitari Rrahim Tahiri, duke përmendur krimet e kryera në disa fshatra të komunës së Vushtrrisë, ka deklaruar se i akuzuari Kostiq “nuk ka vend që s’ka marrë pjesë”.
Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq akuzohen se, në cilësinë e pjesëtarëve të policisë serbe, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë, ushtrisë dhe formacioneve paramilitare serbe, kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë konfliktit në Kosovë./rtk
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...