Komuna e Prishtinës ka vazhduar aksionin për pastrimin, larjen, dezinfektimin, deratizimin dhe dezinsektimin e zonave përreth kontejnerëve në kryeqytet.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ndërhyrjet e radhës janë realizuar në lagjet Bregu i Diellit dhe Ulpianë, në kuadër të ditës së dytë të këtij aksioni.
Sipas Ramës, në aksion janë përfshirë ekipet në terren, si dhe përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Drejtorisë së Shëndetësisë.
“Ka vazhduar edhe sonte aksioni për pastrimin, larjen, dezinfektimin, deratizimin dhe dezinsektimin e zonave rreth kontejnerëve në Kryeqytet. Ndërhyrjet janë realizuar në Breg të Diellit dhe Ulpianë, në kuadër të ditës së dytë të aksionit, me pjesëmarrjen e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe ekipeve në terren. Aksioni do të vazhdojë edhe në lagje të tjera, me qëllim përmirësimin e pastërtisë, higjienës dhe sigurisë në hapësirat publike rreth kontejnerëve”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...