Kërcënimi për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, dal të jetë i rrejshëm.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e ANP’së, Valentina Gara përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se aeroporti është hapur për fluturime dhe se të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.
“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht!”, shkruan Gara.

Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...