Vazhdojnë edhe sot kërkimet për trupin e kampionit Sali Gërqina

09:13 | 28 Qershor 2017
M. A.

Dje rreth orës 16:00, kampioni i shumëfishtë i kërcimit në ujë, Sali Gërqina është zhdukur pasi u hodh nga bregu te Ura e Shejtë në Gjakovë, për të mos dal më nga uji.

Njësitet policore kanë kërkuar mbrëmë deri në mesnatë për trupin e tij, por nuk arritën ta gjejnë.

E rreshterja e policisë, Lirije Podrimaj ka thënë për Indeksonline se edhe sot qysh në mëngjes kanë dal për të kërkuar Saliun.

“Edhe sot janë duke vazhduar kërkimet nga mëngjesi, krejt njësitë kanë dal në teren, por nuk ka ende diçka të re nga ai. Sapo të kemi diçka lëshoj komunikatë dhe i njoftoj për më të rejat”, ka thënë Podrimaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme