Organizata joqeveritare Green Art Center – Prishtina (GAC), në partneritet me Komunën e Mitrovicës dhe organizatën gjermane Giz-SMS Projekt, po zhvillojnë aktivitete të ndryshme për shënimin e Ditës së Tokës, në kuadër të projektit “Ecofriend-Funksionalizimi i sistemit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme përmes zhvillimit të programit për edukim mjedisor në institucionet arsimore”, me synim rritjen e ndërgjegjësimit qytetar në mbrojtjen e mjedisit jetik.
Aktivitetet për shënimin e Ditës së Tokës nën moton “Çdo ditë është Dita e Tokës”, kanë nisur më 22 prill, ndërsa do të përcillen me aktivitete gjatë gjithë kësaj jave, ku hapësirat shkollore do të pasurohen me drunj dhe fidane me qëllim përmirësimin e hapësirave të gjelbra në këto institucione dhe edukimin e të rinjve mbi rëndësinë e ruajtjes së gjelbërimit.
Falë përkrahjes së organizatës gjermane GIZ dhe angazhimit të komunës së Mitrovicës, rreth 50 drunjë dhe 200 fidanë do të mbillen në 15 institucione edukative, në bashkëpunim me anëtarët e Klubeve të Gjelbra të GAC-it, të cilët janë aktiv dhe funksionojnë në secilën shkollë.
Përmes aktiviteteve të gjelbra gjithëpërfshirëse synohet krijimi i një kulture mjedisore tek gjeneratat e reja, të cilët tashmë në këtë komunë janë edhe përfaqësuesit e parë që kanë nisur programin e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në hapësirat shkollore.
Ndryshe, në javët e ardhshme pritet të zhvillohen edhe aktivitete të tjera që adresojnë ruajtjen e mjedisit.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...