Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas letrës së pranuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryesues i seancës konstituive të Legjislaturës së 9-të.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani shkruan se aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese tashmë kanë përcaktuar obligimin e të gjithë deputetëve që të jetësojnë, e jo të bllokojnë formimin e institucioneve.
“Kushtetuta më obligon që të garantoj funksionimin kushtetues të institucioneve. Prandaj, në këtë frymë, sot i jam përgjigjur letrës së pranuar nga z. Avni Dehari, Kryesues i seancës konstituive të Legjislaturës së 9-të. Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese tashmë kanë përcaktuar obligimin e të gjithë deputetëve që të jetësojnë, e jo të bllokojnë formimin e institucioneve, si dhe të gjejnë rrugën përpara për konstituimin e Kuvendit. Interesi i Republikës së Kosovës le të jetë udhërrëfyes suprem në këtë proces”, shkroi Osmani./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Arrestohet në Prishtinë i dënuari me 10 muaj burg për posedi...
Sot varroset Latif Bytyqi, i cili humbi jetën në vendin e pu...
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...