Google ADS

“Vatra” rikthen shpresën tek shqiptarët në Medvegjë, premton investime nga Amerika

17:57 | 17 Nëntor 2022
.

Dikur pjesë e Kosovës e tani pronë e Serbisë.

Të ndara padrejtësisht nga Kosova, Lugina e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit janë tri komuna të pazhvilluara në Serbi të banuara me shumicë dërrmuese nga shqiptarët.

Për të mos u ndjerë të harruar nga shqiptarët, Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA”, Elmi Berisha, ka vendosur që të bëjë një tur në Medvegjë.

Përvjetori i 110-të i themelimit të federatës, Berishën e gjeti në Medvegjë duke e cilësuar si një moment historikë.

Berisha vizitën e filloi në në fabrikën e çorapëve të biznesmenit shqiptar që jeton në Itali, Muharrem Salihu.

Saliu e mirëpriti kryetarin e Vatrës me respektin më të lartë duke njoftuar në këtë rast se është hera e parë që një përfaqësues i lartë i Amerikës, vizitoi shqiptarët në Serbi.

“Unë deshta fillimisht të i uroj mirëseardhje kryetarit të Vatrës z. Elmi Berisha, për ne është moment historik mendoj edhe për Vatrën vet sepse, që nga themelimi i saj nuk ka pasur ndonjë përfaqësues apo ndonjë zyrtar i lart i kësaj organizate që të vizitojë shqiptarët në Serbi. Është me rëndësi pra jo vetëm për shqiptarët por në veçanti për ne në Medvegjë të cilët kemi ngelur në një far forme të anashkaluar dhe të izoluar për shumë arsyeje për shumë rrethana ka ndodhur në mënyrë kronologjike që nga para luftës së fundit e deri në këto ditët e sotme”, deklaroi Saliu.

Salihu e njoftoi Berishën për problemet e shpeshta që po ballafaqohen shqiptarët në Luginë me shpresë që se bashku do të gjejnë ndonjë zgjidhje.

“Unë uroj që sot me z. Elmi Berisha do të diskutojmë dhe do ta njoftojmë sa më mirë për problemet me të cilat ballafaqohemi dhe të gjejmë një gjuhë të përbashkët apo të mundeshe për të ndikuar sado pak në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Serbi veçanërisht në Medvegjë. Vatra ka një traditë të gjatë dhe ka një autoritet të pa kontestueshëm në kuptimin e fuqisë së saj lobuese dhe prezencës së tyre sidomos në SHBA prandaj për në është e domosdoshme përkrahja e tyre dhe suporti në të gjitha fushat jo vetëm në atë të çështjes së të drejtave të njeriut por mbi të gjitha në infrastrukturë dhe në zhvillim ekonomik”, shtoi tutje ai.

Me emocione e me nder e zhvilloi këtë takim kryetari i Vatrës, Elmi Berisha duke thënë se do të sjellin investime të reja në Medvegjë përmes dikasterit amerikan.

“Jam shumë i nderuar por edhe i emocionuar që jam sot në Kosovën Lindore në Medvegjë. Në Medvegjën e shqiptarëve, në Medvegjën e qytetarëve të tjerë që jetojnë këtu. Por çka e bënë shumë më të rëndësishëm dhe shumë simbolike për mua dhe emocionale është që nga ky vend ka dal një njeri i madh i cili ka bërë shumë ndryshime enorme për të ardhmen e Kosovës e Shqipërisë”, deklaroi Berisha.

“Kemi edhe një qasje edhe për zhvillim ekonomik lidhja direkte nëpërmes rrugëve me Kosovën dhe mundësia që të sjellim investime të reja nëpërmes ju dhe dikasterit shqiptare në Amerikë, thash bënë shuma simbolike faktin që për herë të parë në këto treva të vizitohet nga një organizatë do të thotë nga Federata Pan Shqiptare e Amerikës “Vatra”, që është një nga organizatat më të hershme të shqiptarëve në diasporë”, potencoi Berisha.

E vite më parë, vizitat në Luginë ishin pothuajse të pamundura edhe për Berishën.

Për kujdesin e Luginës, kryetari Berisha e cilëson si obligim moral e kombëtar.

“Para disa dite e kemi festuar 110 vjetorin e themelimit të saj dhe sigurisht që nuk ka pasur mundësi që në të kaluarën që një delegacion apo kryetar i vatrës të frekuentoj këto pjesë të shqiptarisë, por un ndihem edhe i privilegjuar dhe i nderuar por e marr edhe obligime morale dhe kombëtarë që Medvegja dhe Lugina do ta ketë personale timen por do ta ketë edhe kujdesin e vatrës në përgjithësi edhe të diasporës dhe sigurisht që do ti raportoj njeriut më të madh këto dekadat e fundit që bëri shumë për çështjet kombëtare, zotri Xhem Xhema që është po nga ky vend dhe është shumë interesante vizita ime këtu, prandaj jam shumë i nderuar që jam në këtë lokacion, në këtë fabrikë tekstili, zoti Salihu të përgëzoj dhe qenka shumë moderne, shihet që është bërë një investim shumë i madh”, tha ai.

Berisha dëshiron që prodhimi i çorapëve në Medvegjë të hyjë në tregun amerikan dhe për këtë mund të kujdeset vet personalisht.

“Do të mundohem që edhe përmes prodhimeve të juaja që i bëni ju këto do mundohem të ju ndihmojmë, të ju krijojmë qasje të reja dhe jo vetëm në rajon por edhe në perëndim pse jo edhe në ShBA.  Në hyrje në këtë fabrikë e pyeta pronarin mikun tim se çfarë kualiteti prodhon, me siguri është e nivelit të lart dhe menjëherë reagimi ishte i tillë dhe niveli ishte i lartë i prodhimit dhe pse jo të eksporton në ShBA, do të thotë do të kujdesëm personalisht që të ndihmoj dhe të krijoj ndonjë lidhje biznesi.”

Por pse nuk është në tregun amerikan fabrika e çorapëve, e tregon vet pronari, Muharrem Salihu.

“E di që Kosova përfiton nga një marrëveshje për të eksportuar pa taksa në ShBA, nuk e di se sa është e mundur që ky rajon të përfshihet në atë marrëveshje, un kam provuar përmes disa kanaleve të mija që të bëjë një kërkesë të tillë sepse ne e kemi një treg aktualisht në ShBA por çështja e taksave po na nxjerr jasht loje aq më tepër që e kemi faktorin e rrymës pak jo stabil dhe po ndikon në këtë kështu që do ta lëmë për një kohë më.., E.B do ta kem kujdes”

Në këtë takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i Federatës Pan shqiptare në Amerikë, Naim Dedushi.

Ishte hera e parë për Dedushin që viziton Medvegjen dhe nuk ngurron të shpreh hapur emocionin që ka në ato momente.

“Shumë i nderuar që jam pjesë e një delegacioni të një rëndësie të veçantë siç është presidenti i Federatës Pan Shqiptare “Vatra”, Elmi Berisha dhe Federata Pan Shqiptare “Vatra” përfaqëson shqiptarinë qe 110 vjet në ShBA. Shumë i emocionuar dhe i nderuar që për herë të parë në jetën time gjendem në një vend shqiptarë siç është Medvegja dhe në një vend ku ka dhënë burra të mëdhenj kjo pjesë”, u shpreh Dedusha.

E gjatë takimit Dedushi nuk harroi të i përmend veprimtarët që sakrifikuan për Luginën

“Së pari me akademikun, Idriz Ajeti e shumë burra të tjerë që e kanë nderuar shqiptarinë në veçanti të një njeriu të madh që ka bërë histori dhe krijoi historinë dhe ndihmoi në themelimin pa kursyer asgjë të shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë duke promovuar kudo që ka qenë, një njeri i juaji i joni vëllai i joni, një lobues i madh që bëri çdo që të pamundshmen të mundshme që Kosova të jetë e pavarur, që është Xhem Xhema dhe familja e tij. Shumë respekt së pari për delegacionin, shumë respekt për juve të gjithëve për zotin Salihu për Xhemen, Leme Xhemen një respekt të veçantë për Muharremin i cili është bashkatdhetar i joni. Një njeri që jeton në Itali por ka ardhur këtu në Medvegjë për mos me e leju Medvegjen me u harru me investu këtu sepse nuk është leht të sjellësh kapital nga një vend ku ke krijuar dhe ku ndodhesh këtu, të punojsh të zhvillojsh këtë vend”, potencoi Dedusha.

Gjatë vizitës në fabrikën e çorapëve, Dedusha e përgëzoi pronarin Salihu për investimin në Medvegjë.

“E përgëzoj shumë për këtë punë madhore jo vetëm për investim por edhe për përpjekjet e juaja e të gjithëve që kjo pjesë të mbetet pjesë e shqiptarisë. Kosova dhe krejt rajoni po kalon në një fazë shumë interesante  dhe shumë të rëndë dhe besoj që kjo pjesë e shqiptarisë të mos harrohet po të jetë së pari në agjendën e shqiptarëve, të dy shteteve shqiptarëve Kosovës dhe Shqipërisë dhe pastaj pse jo ndërkombëtare sepse është momenti kyç që Kosova po negocion me Serbinë për shumë cështje të tjera dhe këtë vend nuk duhet ta harrojmë sepse gjithë ato të drejta që i kanë dhe duhet ti gëzojnë pse jo serbët në Kosovë duhet të kenë edhe shqiptarët në këtë pjesë Medvegjë Luginë në Serbi e kudo që janë tjetër”, tha ndër të tjera ai.

Tutje Dedushi kujtoi sakrificat e shqiptarëve në Amerikë për Kosovën dhe angazhimin e tyre për pavarësimin e vendit.

“Pra jam shumë i emocionuar shumë i gëzuar që sot jam pjesë e delegacionit me kryetarin, ne kemi bërë çmos duke lobuar për Kosovën dhe për shqiptarinë në Amerikë së bashku me kryetarin dhe shumë shqiptaro-amerikan, kemi dhënë çdo gjë të jetës tonë që Kosova sot të jetë e pavarur që ky vend të ruhet në çdo pjesë e shqiptarëve kudo që jetojnë, të jetojnë të lirë, ti kenë të drejtat e veta të përdorin flamurin, gjuhën, kulturën, shkollën të njëjtën gjë siç përdoret në Amerikë dhe gjithkund në botë në vendet demokratike”, shtoi në fund Dedusha.

Fabrika e çorapëve ishte destinacioni parë për Berishen duke vazhduar pastaj për në shtëpinë e veprimtarit shqiptarë në Amerikë, Xhem Xhema ku u mirëprit nga nikoqirja Leme Xhema në fshatin Tupallë.

Xhema na njoftoi rreth popullsinë në Medvegjë.

“Jemi familje Shkrela, Vranovc. Prej vranovci të shpërngulur këtu (fshati Tupallë). Familja Xhema, Xhim Xhema janë të këtij vendi. Komuna e Medvegjës i ka diku 547 km katror prej aty 457 toka janë shqiptare edhe sot askush nuk ka shit tokë. Popullata kemi qenë diku 20 për qind popullatës së komunës pak është zvogëluar numri por besoj që tash perëndim që kanë shkuar diaspora komplet do të rikthehen. Po i riparojnë shtëpitë e të gjitha, por këto janë pikat e fundit të shqiptarizmit në këtë territor. Jeni të mirëseardhur besoj që edhe popullata e Medvegjes e ka kënaqësinë të na vizitoni ju si media edhe kryetari i “Vatrës” Elmi berisha i cili është mik i imi, është mik i Xhemes edhe jemi shumë të lumtur”, deklaroi Xhem për arbresh.info.

Fshatrat Gjylekreshtë ishin vazhdimi i vizitës së Elmi Berishës në shkollën “Zenel Hajdini” duke pasur pastaj në shtëpitë e biznesmenit shqiptarë nga Topulla, Muharrem Salihut.

Turin maratonik Berisha e përmbylli me një takim të veçantë.

Në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptarë të Luginës, Berisha u takua me deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin dhe me Regmi Mustafi.

Berisha gjatë takimit me Kamberin ishte i interesuar më shumë të dinte rreth situatës aktuale politike të shqiptarëve në Serbi, pas zgjedhjeve.

“Faleminderit që erdhët prej atje. Ta them te drejtëm e kemi pas lënë qe sa herë me vepru në vazhdimësi për atje cka kemi fol”.

“Jeni deputet i shkëlqyer jo vetëm për Luginën e Kosovën por edhe diasporës ja ke marrë zemrën. Jemi krenar me ty dhe njëkohësisht e kemi parë që je stabil dhe mund të llogarisim në ty prandaj dhe ju mund të llogarisni në ne”.

“Unë do të loboj edhe në Tiranë edhe në Prishtinë te institucionet e tona që ndoshta është më mirë me e shti në agjendë të fuqishme punën e Luginës”.

“Me rëndësi është që ne me u mirëkuptu edhe me e bo një trekëndësh Luginë-Prishtinë-Tiranë lidhje me shqiptaro amerikanët në Uashingon DC”.

Shaip Kamberi

Kamberi e njoftoi Berishën që ndihmat nga Amerika janë gjithmonë të mirë pritura në Luginë.

“Është koha që të mbyllet dialogu Kosovë-Serbi. Ky është moimënt i rëndësishëm që në kuadër të asaj që është më e madhe të jetë zgjidhje për këtë më të voglën. Çfarëdo ndihme që mund të jepet e veçanërisht ajo që lidhet me ShBA-në është e mirëseardhur”.

“Unë personalisht dhe çdo shqiptarë e kanë humbur një shpresë se Bashkimi Evropian mund të jetë ai që do ta qoj dialogun Kosovë-Serbi në fund. Kanë karrot ndoshta por s’kanë shkallë. Të dyja i ka vetëm Amerika dhe vetëm ata munden me na qu”, u shpreh Kamberi në takim.

“Kështu që ndihma juaj e secilit natyrisht edhe e institucioneve si në Prishtinë dhe në Tiranë janë shumë të rëndësishme, por lobimin te amerikanët duhet ta merrni”.

Tutje nikoqirja e këtij takimi Leme Xhema u shpreh se ardhja e kryetarit të Vatrës në Medvegjë është një suport politik dhe financiar.

“Vatra ka luajtur një rol të hatashëm në Amerikë tani me aktivizimin e Elmis është edhe më aktive dhe më prezent në të gjitha religjionet Shqipëri Kosovë, dhe vendet me shqiptarë rreth tyre. Tendenca e ardhjes në Medvegjë është një suportim politik dhe financiar”

Vatra është organizata më jetëgjatë e shqiptarëve të Amerikës, e cila vazhdon të botojë Gazetën Dielli, që është gazeta më e vjetër shqiptare./ Ejona Hyseni/ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme