Kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, ka pritur sot në takim Vasfije Krasniqi Goodman, bashkëshortin e saj dhe familjen Krasniqi nga Vushtrria.
Kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri i ka akorduar Vasfije Krasniqi Goodman titullin “Emblema e Vushtrrisë” me motivacionin “për guximin e jashtëzakonshëm, për thyerjen e stigmës dhe për përkrahjen e viktimave të dhunës çnjerëzore nga milicët serb gjatë luftës së fundit në Kosovë”.
Kryetari Tahiri tha më këtë rast se qyteti i Vushtrrisë krenohet me aktin e guximshëm për thyerjen e stigmës dhe për kërkim të drejtësisë për viktimat të Vasfije Krasniqi Goodman dhe me përkrahjen e ofruar nga familja Krasniqi për Vasfijen.
Vasfije Krasniqi Goodman nga ana e saj falënderoji kryetarin dhe komunën e Vushtrrisë për përkrahjen dhe kërkoi që të vazhdohet me përkrahje institucionale për të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe nga shoqëria kosovare në përgjithësi, për të arritur drejtësi për të gjitha viktimat e luftës së fundit.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër