Në varrezat e Pozheranit në praninë e familjarëve dhe qindra qytetarëve iu është dhënë lamtumira e fundit dy vëllezërve Enver Alidema dhe Ekrem Alidema dhe dy bashkëshortëve të tyre Negjarije Lutfiu -Alidema dhe Ganimete Iberhysaj-Alidema që humbën jetën në një ngjarje të rëndë.
Me rite fetare, mes lotësh dhe fjalëve familjarët i dhanë lamtumirën e fundit më të dashurëve të tyre duke uruar që një tragjedi e tillë të mos përsëritet kurrë më.
Familja Alidema ka falënderuar të gjithë të pranishmit për solidaritetin dhe mbështetjen që i kanë dhënë atyre në fatkeqësinë që u ndodhi.
Dy meshkuj dhe dy femra kanë vdekur në aksidentin e pasmesnatës në kryeqytet, saktësisht në mbikalimin në Lakrishte, në hyrje të Prishtinës. Aksidenti kishte ndodhur pasi vetura e tipit “Audi” me targa gjermane kishte kaluar rrethrrotullimin dhe kishte rene poshte. Shpejtesia eshte konstatuar si shkaktar i këtij aksidenti./RadioPozherani/PlusTv

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...