Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë , Oliver Varhelyi ka reaguar ndaj sulmit në veri në orët e para të mëngjesit ku mbeit i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës dhe u plagos një polic.
Me anë të një postimi në “X”, Varhelyi e ka dënuar sulmin duke i shprehur ngushëllime familjes së policit i cili vdiq nga sulmi, shkruan Arbresh.info.
“Dënoj fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit të Kosovës që vdiq sot në mëngjes dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarve”.
Tutje ai ka shprehur mbështetje për punën e EULEX-it dhe KFOR-it teksa ka bërë thirrje për hetim të plotë.
“Mbështesim punën e EULEX-it dhe KFOR-it në terren dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë”, deklaroi Varhelyi. /Arbresh.info
I strongly condemn the attack against #Kosovo Police in N??. Violence has to be ceased immediately✋
I send my deepest condolences to family of ??Policeman died this a.m. & wish a fast recovery to injured. We support the work of EULEX&KFOR on ground as we call for full investig. https://t.co/shAl4Mvd53— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) September 24, 2023
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen