Varhelyi nga Tirana: Në dialogun Prishtinë-Beograd na duhen në tryezë të gjithë, me një frymë konstruktive

15:31 | 28 Prill 2022
A Z

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, gjatë një konference  me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se janë duke punuar që dialogu mes Kosovës e Serbisë të rifillojë, dhe të ketë ecuri.

Ai tha se, vetëm përmes këtij dialogu, do të ketë një zgjidhje afatgjate.

”Ne po punojmë për një plan të investimeve ekonomike për Kosovën, shpresojmë që, puna për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, do të rifillojë, dhe të ketë ecuri. Sepse vetëm përmes këtij dialogu do ketë një zgjidhje afatgjate. Por, për këtë të gjithë na duhen në tryezë me një frymë konstruktive. Pa këto do të jetë shumë e vështirë që të ecën përpara, e të flasim për shumë gjëra, si për shembull rrugëtimi i Kosovës drejt Europës. Për këtë arsye edhe për Kosovën në tryezë kemi vendosur një paketë ekonomike dhe sociale, siç po bëjmë edhe në Shqipëri”, tha ai./arbresh.info/