Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Verhelyi ka thënë se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave qysh në vitin 2018, por, ai thotë se problemi qëndron tek vendet anëtarë dhe vota e tyre, për të cilën Komisioneri Verhelyi tha se janë duke bërë përpjekje për t’i bindur, shkruan arbresh.info.
“Po e shoh që kjo nuk është vetëm e rëndësishme për publikun por edhe emocionale. Unë po ju them që ‘po’ kushtet janë përmbushur. Ne do t’i bindim shtete anëtarë por kjo nuk është punë e lehtë, por për t’i bindur shtete anëtarë duhet të dëshmojë më rezultate në teren dhe nuk do të ketë abuzime pas liberalizimit të vizave që të mos ketë kërkesa për azil apo rritje të krimit të organizuar”.
Ai tha “Na jepni kohë dhe hapësirë që të arrijmë këtë dhe do të arrijmë këtë”, tha ai.
Edhe kryeministri Hoti tha në një konferencë për media se në raportin që komisioneri ka sjell sot në Kosovë shkruan që vendi ka plotësuar kriteret.
Ai shpreson që vendet anëtarë të BE-së të lëvizin me këtë çështje, raporton arbresh.info.
“Ne i kemi plotësuar kushtet në vitin 2018 edhe në raport theksohet që Kosova i ka plotësuar këto kushte dhe shpresoj që vendet anëtarë të BE-së të lëvizin me këtë çështje. Komisonier e kupton plotësisht këtë çështje”, tha kryeministri.
/arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...