Varhelyi: BE gati planin 30 miliardë Euro për Ballkanin Perëndimor

14:50 | 10 Qershor 2021

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka deklaruar sot nga Tirana se Bashkimi Evropian ka miratuar planin ekonomik për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor. Në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, komisioneri tha se tashmë BE kërkon që të nisin investimet në ekonomi që do të ndryshojnë jetën e qytetarëve.

Varhelyi tha se shpreson që ky të jetë viti i Ballkanit Perëndimor dhe të vijohet me negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe të nisin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Jam veçanërisht i kënaqur të shoh se ky mund të jetë fillimi i fundit të pandemisë së Covid-19. Ky takim ka pasur të bëj me axhendën e përbashkët të Ballkanit Perëndimor, prandaj ky takim është shumë i rëndësishëm, Ne shohim një angazhim dhe përkushtim të të gjithë udhëheqësve.

Shikoj tashmë dhe rezultatet e para që po ndryshojnë jetën e qytetarëve, për marrëveshjen pa tarifa roming në Ballkanin Perëndimor. Do ketë gjëra të tjerë të mëdha, siç janë lejimi i kalimit të kufirit me karta identiteti dhe lehtësi të tjera. Ne jemi gati të rikonfirmojmë angazhimin tonë, që e kemi në tryezë dhe po e zbatojmë.

Plani jonë është shumë i madh gati 30 miliard Euro, por këto nuk kanë kuptim pa pasur një treg të përbashkët. Ky plan ekonomik dhe plan investimesh do jam frytet nëse ky rajon funksionon si një i plotë.

Nga ana ime lajmi që solla unë këtu ështq se në BE kemi një marrëveshje për zbatimin e këtij programi, për programin që ne e quajmë IPA3. Ne nga ana jonë jemi shumë të gatshëm dhe me fonde dhe me investime dhe kërkojmë që dhe vendet të vijojnë me këtë plan.

Ne dëshirojmë që të organizohen konferencat ndërqeveritare me Serbinë, Malin e Zi, por dhe konferencën e parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky muaj ose ky vit mund të jetë viti i Ballkanit Perëndimor“, tha komisionieri Varhelyi./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara