Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë të mbajtur për media bëri të ditur se në QNR është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuar me fletëvotime nga jashtë vendit dhe rinumërimi i disa vendvotimeve.
Elezi ka thënë se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit mund të shpallen gjatë javës së ardhshme, shkruan Arbresh.info.
“Procesi i rinumërimit të vendvotimit po shkon sipas dinamikës që e kemi parë, janë 28 tavolina ku po zhvillohet procesi i rinumërimit dhe besojmë që procesi do të përmbyllet deri të premten në mbrëmje. Gjatë fillimit të javës së ardhshme besoj që KQZ mund të dalë me shpalljen e rezultatit përfundimtar të këtyre zgjedhjeve”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka thënë se gjatë vikendit mund të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre jashtë vendit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...