Vallja devolliçe, një valle burrash e zonës së Devollit, e konsideruar nga thesaret folklorike më të mëdha të vendit është shpallur “Kryevlera kombëtare e trashëgimisë kulturore jo materiale” nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
Pas një pune disavjeçare për të plotësuar dosjen e kësaj valleje statusi i ri i hap rrugën përpjekjeve për ta bërë atë pjesë të listës së UNESCO-s.
Për vite me radhë kjo valle është luajtur në çdo gëzim familjar, eveniment dhe moment të rëndësishëm ndërsa në vitin 1957 në Festivalin Ndërkombëtar të folklorit në Moskë, midis 135 vendeve, grupi i Valles Devolliçe fitoi çmimin e dytë.
Agron Kordalli, djali i një prej valltarëve që interpretuan në Rusi, vazhdon të ruajë këtë traditë dhe e përcjell te brezat e rinj, ndërsa shpjegon se kjo valle që është simbolikë e mirënjohjes së njeriut për tokën, ndryshon nga të tjerat.
Megjithëse konsiderohet një ndër vallet më të vështira dhe komplekse në interpretim, vallja devolliçe luhet në të gjithë zonën e Devollit nga çdo moshë dhe mbetet një ndër perlat e krijimtarisë popullore shqiptare. /tch/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...