Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka hedhur para pak çastesh votën e saj në Fakultetin Teknik të Prishtinës.
Daka tha pas votimit se shpreson që edhe kjo ditë e zgjedhjeve të kaloj njëjtë sikur rrethi i parë i zgjedhjeve lokale, shkruan arbresh.info.
“Sot po e përmbyllim procesin e zgjedhjeve lokale 2017, shpresoj që edhe kjo ditë të kaloj sikur në raundin e parë në frymën demokratike, të lirë dhe fer”, u shpreh Daka.
Ajo ka ftuar qytetarët që të dalin masivisht në zgjedhje, ndërkaq kandidatëve që janë në garë u ka uruar sukses sot.
Daka ka bërë të ditur se KQZ nuk ka raport deri më tani për ndonjë problem në hapjen e qendrave të votimit.
Sot votohet në 19 komuna që kanë shkuar në balotazh nga rrethi i parë i zgjedhjeve.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1601905099874576/
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...