Valdet Sadiku është caktuar të shërbejë si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C.
Këtë e kanë konfirmuar për Klan Kosovën nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Duke marrë në konsideratë rrethanat diplomatike në të cilat ndodhet Kosova dhe rëndësinë që ka për ne SHBA dhe duke marrë parasysh se ambasadorja Vlora Çitaku ka përfunduar mandatin e saj në DC, Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla, duke u mbështetur në legjislacionin në fuqi, ka marrë vendim të dërgojë ambasadorin Valdet Sadiku, në cilësinë e të Ngarkuarit me Punë, i përkohshëm në Washington, për të mos e lënë vakant pozitën e ambasadorit në vendin më të rëndësishëm për Kosovën”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.
Sadiku, pas marrjes se pëlqimit nga vendi pritës, pritet që së shpejti të udhëtojë drejt SHBA-ve.
Valdet Sadiku është diplomat i karrierës dhe përveç pozitës si Drejtor i Departamentit për Çështje Rajonale në MPJD, në të kaluarën ka shërbyer edhe në Zagreb dhe Beograd si shef i misionit.
Ditë më parë, Vlora Çitaku e ka përfunduar mandatin e saj si ambasadore e Kosovës në Washington DC dhe tashmë është kthyer në Prishtinë.
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...