Valbon Krasniqi është përzgjedhur drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Krasniqi është zyrtarizuar sot në këtë pozitë nga Komisioni vlerësues i kryesuar nga kryetari i Bordit Drejtues të këtij institucioni, Dr. Xhevat Jakupi.
“Komisioni vlerësues për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), bazuar në Ligjin 06/L-114 për Zyrtarët Publikë dhe legjislacionin tjetër në fuqi, ka shpallur rezultatet e konkursit për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së. Procesi ka qenë transparentë dhe në të kanë marrë pjesë përfaqësuesi nga shoqëria civile, Shoqata për të drejtat e pacientëve, përfaqësuesi i Federatës Sindikale të Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.
Krasniqi është zgjedhur në këtë detyrë me 91.2 pikë nga testi dhe intervista.
Kandidati tjetër Basri Lenjani është renditur i dyti me 75.6 pikë.
Në këtë garë kanë qenë edhe Gani Halilaj i cili nuk ka marr pjesë në test dhe intervistë, ndërsa nga konkursi janë tërhequr kandidatët Saudin Maliqi dhe Driton Ukmata.
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane