Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është vaksinuar në QKMF-në e Deçanit, me ç’rast u ka bërë thirrje edhe qytetarëve ta bëjnë veprimin e njëjtë.
Teksa ka përgëzuar stafin mjekësor për punën e palodhshme.
Postimi i plotë i tij:
Në kuadër të përballjes me virusin Covid19, sot u vaksinova me shpresë që të mbrohemi dhe të kemi sa më pak infeksione në vend.
Për vlerësim dhe mirënjohje të lartë për punën e palodhshme të QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, veçanërisht gjatë menaxhimit të krizës së helmimit të mbi 2000 qytetarëve, dozën time të parë të vaksinës Pfizer-BioNTech e mora pikërisht në këtë institucion shëndetësor.
Vaksinohu edhe ti. Mbroj veten dhe të tjerët!/arbresh.info/


“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Iranit
Atletico Madrid me ‘një këmbë’ në çerekfinale, t...
Inflacioni në Kosovë shkon në 6% në krahasim me një vit më p...