Javëve të fundit në Kosovë ka pasur rënie të dukshme të rasteve të reja me coronavirus, e gjithashtu edhe të rasteve të vdekjes.
Me normalizimin e situatës, ka rënë dukshëm edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar.
Sipas të dhënave na MSH-ja të shtunën në Kosovë janë dhënë 7 mijë e 348 doza të vaksinës, kurse të dielën nuk ka pasur asnjë qytetarë që është vaksinuar.
Gjithashtu sipas statistikave në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se për ditën e sotme janë të administruara vetëm 48 vaksina, kurse numri i terminëve që kanë bërë qytetarët është 15 mijë e 684.

Sipas këtyre statistikave përqindja më e lartë e imunizimeve sipas gjinisë i takon gjinisë femërore me 51% kurse ajo mashkullore është 49%.
Nga numri i profesioneve të cilët prin me përqindjen e vaksinimit është amvisëria, kurse të fundit në tabelë renditen nxënësit.

Nga vendbanimet sa i përket imunizimeve prin Prishtina me 231 mijë e 359 persona të vaksinuar, kurse e fundit është Suhareka me 54 mijë e 136.

Grup mosha e cila është vaksinuar më së shumti në Kosovë, është ajo prej 21-40 vjeç. Ajo çfarë vërehet në këto statistika është vaksinimi i ultë i personave mbi moshën 80 vjeç.

MSh të shtunën ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 532 mijë e 585 doza të vaksinës. Deri më tani 697 mijë e 728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare në Inst...