Masat e reja të qeverisë së Kosovës për të parandaluar përhapjen e coronavirusit po vazhdojnë të shkaktojnë kolona në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Shumë qytetarë të Kosovës po kthehen nga pushimet apo qëndrimet disa-ditore në bregdetin shqiptar, teksa në kufi në hyrje për në Kosovë, prej 5 ditësh u duhet të paraqesin dëshmi të vaksinimit apo teste negative jo më të vjetra se 72 orë.
Kjo gjë ka shkaktuar kolona të gjata dhe pritje në kufi.
Personat që nuk kanë këto dëshmi të kërkuara nga autoritetet kanë deklaruar se do të izolohen për 7 ditë ashtu dhe siç kërkohet.
Ndërkohë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë ka njoftuar se gjatë orëve të mbrëmjes për t’u kthyer në Kosovë nga Shqipëria qytetarët duhet të presin 60-70 minuta, derisa nga Kosova në Shqipëri nuk nevojiten më shumë se 10 minuta.
Sipas tyre kolonat në hyrje të Vërmicës janë 500 metra derisa për të hyrë në Shqipëri pothuajse fare nuk ka kolona.

Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...