Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka reaguar pasi vaksina kundër COVID-19 janë dërguar në veri të vendit nga Ministria e Shëndetësisë së Serbisë.
Jakupi ka thënë se vaksinat konsiderohen produkte medicinale dhe si të tilla i nënshtrohen autorizimit për marketing – regjsitrimit në AKPPM.
Ai ka thënë po ashtu se pas regjistrimit për çdo import duhet të merret leja për import e cila gjithashtu merret nga AKPPM.
“Sa i përket furnizimit të qyteteve në veri nuk ka ndonjë dallim me qytetet tjera, me gjithë tendencën dhe kërkesat përgjatë viteve, por kjo çështje ligjërisht ka përfunduar në Bruksel në vitin 2014 dhe këto procedura vlejnë për tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe për të gjitha produktet medicinale nga cilido prodhues qofshin”.
“Çdo procedurë që përfshin produktet medicinale pa marrë leje nga AKPPM është shkelje e ligjeve të Republikës së Kosovës dhe gjithashtu shkelje e marëveshjes së Brukselit”./Arbresh.info/
Kryeministri Hoti hesht, Serbia fillon vaksinimin e qytetarëve në veri të Kosovës
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin