Është rrëqethës rrëfimi i Gazmend Halilit nga komuna e Vitisë, që ka treguar në detaje për keqtrajtimin që i është bërë atij dhe të bijës së tij S. Halili, të sëmurë nga leukemia, derisa po trajtohej në Repartin e Pediatrisë Onkologjike të QKUK-së. Nga qyteti Marburg i Gjermanisë, me emocione të thella, përmes telefonit, Halili ka rrëfyer në detaje peripecitë e tij pas diagnostikimit të vajzës së tij me leukemi.
Më shumë se sëmundja e vajzës, thotë t’ia kenë bërë disa mjekë të pediatrisë, e veçanërisht pediatri Bardhyl Abrashi, që punon në repartin e hemato-onkologjisë.
Halili ka folur me emër e mbiemër për gjithë stafin mjekësor që derisa të bijës së tij i rridhte gjaku për hundë e gojë, tentonin të përfitojnë nga ai. “Unë ende jam në Gjermani, duke mjekuar vajzën time nga sëmundja e leukemisë”, ka thënë babai i 5-vjeçares, S. Halilit. Më 15 janar të vitit të kaluar, ai kishte dërguar vajzën e tij në QKUK. Mjekët thotë se nuk i tregonin fillimisht për dyshimet që kishin…/Zëri
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...