Policia e Kosovës, KFOR-in dhe EULEX-in të martën kanë zhvilluar ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre 2024” në Kampin e Vrellës.
KFOR-i ka publikuar disa imazhe nga ushtrimet teksa komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, e ka quajtur këtë ushtrim si të arritur të madhe të përbashkët të tri institucioneve.
“Përfundimi i ‘Golden Sabre 2024’ përfaqëson një të arritur të rëndësishme në bashkëpunimin e gjatë të tri entiteteve drejt vazhdimit të sigurisë mbarë Kosovës. Përkushtimi, profesionalizmi dhe shpirti i bashkëpunimit u shfaqën nga të gjithë pjesëmarrësit”, ka thënë Ulutash.
“Angazhimi për të kontribuuar për stabilitetin rajonal është i palëkundur. Bashkë, ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për të siguruar dhe ruajtur të ardhmen e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”, përfundon ai.

Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës