Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Daut Haradinaj në debatin për FSK-në dhe transformimin e saj në ushtri, tha duhet të pritet që kjo të bëhet me ndryshime kushtetuese, por se duhet që aleatët e Kosovës t’i bëjnë presion listës serbe që t’i votojnë këto ndryshime.
“Ne i jemi mirënjohës NATO-s që për shumë vite ka ofruar paqe dhe stabilitet në Kosovë. Pasi janë krijuar disa kushtet, mendoj që edhe Kosova ka marrë një iniciative pak më serioze siç është transformimi i FSK-së. Gatishmëria e listës serbe për ndryshime kushtetute s’ka qenë e mjaftueshme, ka deputet serb të gatshëm me votu transformimin e FSK-së. FSK në këto rrethana ka dhjetëra oficer e nënoficer serb, FSK në asnjë variant s’ka qëllim diskriminues. Rruga më e mirë me ba ushtrinë dhe e vetmja është përmes ndryshimeve kushtetuese”, tha ai.
Sipas tij, Kosova nuk ka asnjë arsye me u ngut, por të bëhen ndryshime kushtetuese me partneret tanë dhe listën sere.
“Procesi i transformonit merr 10 vjet. E mira është me u ndrru Kushtetuta”, tha ai.
Digjet një shtëpi në Rrugën B në Prishtinë, policia jep deta...
Komisioni për Financa miraton Buxhetin 2026, kërkesa e ZKA-s...
PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim në proce...
Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricist...
AUV: Pronarët e qenve ta respektojnë ligjin dhe t’u vendosin...
“Vajza ime është e vdekur, ai është gjallë” Nëna e argjentin...