Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është plotësisht e gatshme që të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).
Kështu ka deklaruar gjatë një interviste dhënë “Zërit” ministri i Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha, i cili ka thënë se transformimi duhet të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese.
E meqë për të votuar pro ndryshimeve kushtetuese nevojiten edhe 2/3 e votave të komuniteteve joshumicë (duke përfshirë edhe Listën Serbe e cila po vazhdon ta kundërshtojë bërjen e ushtrisë), numri një i MFSK-së ka thënë se konsensusi politik, veçmas me Listën Serbe, mbetet sfidë më vete.
Gjatë intervistës Berisha ka bërë të ditur se MFSK-ja shumë shpejt do ta dërgojë në Qeveri Projektligjin për Ushtrinë, më së largu deri në fund të muajit prill.
9 vjet pas themelimit FSK-ja është e gatshme t’i marrë detyra e reja. Duke folur rreth faktit që Kosova tashmë po i bën 10 vjet shtet, megjithatë ende nuk e ka ushtrinë e saj, ministri Rrustem Berisha ka vlerësuar se FSK-ja është avancuar mjaft shumë përgjatë kësaj periudhe kohore. /Zëri/
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...