Ushtria ndihmon Policinë për parandalimin e përhapjes së COVID-19

14:34 | 9 Nëntor 2020

Ushtria e Kosovës, ka ndihmuar Policinë, në realizimin e analizave serologjike, në luftën për parandalimin e COVID-19, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo u bë e ditur në njoftim nga ana e Ushtrisë së Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mbështet Policinë e Kosovës në realizimin e analizave Serologjike. Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional Qendra Mjekësore e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka filluar realizimin e analizave Serologjike për Policinë së Kosovës me qëllim të përballimit dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID 19”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/

Lajmet më të lexuara