Projektligji për ushtrinë do të dorëzohet në Qeveri në muajin prill, ndërsa FSK-ja është plotësisht e gatshme që t’i marrë kompetencat e ushtrisë.
Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, pret që për këtë çështje të merret edhe vendimi politik.
‘Ne e kemi vërtetu dhe e kemi dëshmu që si Forcë jemi të gatshëm kurdo që të merret vendimi politik që ne të fillojmë ato planet tona që i kemi ndërtu bashkërisht me partnerët tanë”, tha Rama për televizionin 21.
Gjenerali Rama thotë se në momentin që të merret vendimi për transformim të FSK-së në Forca të Armatosura nevojitet buxhet shtesë prej 5.5 milionë euro.
Për t’i hapur rrugë ushtrisë pro-ndryshimeve kushtetuese duhet të votojnë edhe 2/3 e deputetëve të komuniteteve jo shumicë përfshirë edhe deputetët e Listës Serbe.
Ministria e Drejtësisë së RMV: Provimi i jurisprudencës jepe...
Irani refuzoi propozimin për armëpushim, vjen menjëherë përg...
Super paraqitje e ‘Krabenit’, FUT kualifikohet në play-off t...
VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin ...
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së