Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka thënë se Kosova nuk mund të ketë ushtri.
“Të të pasur ushtri, fillimisht duhet të për qenë shtet”, ka thënë Vulin, shkruan Tv Most, përcjell Klan Kosova.
“Me sa dimë ne Kosova është territor nën administrimin e Kombeve të Bashkuara në pajtueshmëri me Rezolutën 1244, kështu që aty s’mund të ketë ushtri tjetër përveç KFOR-it”.
Vulin ka thënë se kanë marrë premtimin e NATO-s se asnjë forcë e Kosovës s’mund të dalë pa leje në pjesën veriore.
“Nuk është e mundur që t’ju jepen armë të rënda terroristëve sepse nuk mund të presësh paqe dhe stabilitet. Varet nga ne nëse luftojmë dhe konfrontohemi me bashkësinë ndërkombëtare për t’ju treguar se kjo është e vërteta. E kemi fjalën e NATO-së që asnjë formacion ushtarak i shqiptarëve nuk do të lejohet të kalojë përtej Ibrit pa paralajmërim dhe leje të NATO-së dhe të kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe”, ka vazhduar Vulin.
“Ushtria nuk do të mund t’i shërbej paqes dhe stabiliteti, por që mund të rinisë telashe dhe të rrokullis gjitha Ballkanin”./klan kosova/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...