Ushtarët moldavë të Komandës Rajonale (RC-W) të KFOR-it kanë kryer sot një patrullim në Komunën e Gjakovës.
Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i thuhet se këto veprime rrisin sigurinë për qytetarët e vendi.
“Aktivitete të tilla, të kryera rregullisht, rrisin sigurinë për të gjitha komunitetet brenda Zonës së Përgjegjësisë së RC-W dhe dëshmojnë për angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të siguruar paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Gjithashtu, sot edhe komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se në takim kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri
Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë ...
Kosova nis përgatitjet anti-Sllovaki
Negociata të mundshme me Iranin, Netanyahu dhe JD Vance bise...