Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka njoftuar se ushtarët letonezë kanë kryer një patrullë rutinë përgjatë vijës kufitare në komunën e Zubin Potokut.
Sipas njoftimit për media, KFOR-i vazhdon ta zbajtojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 199.
“Ushtarët letonezë të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO kryen një patrullë rutinë përgjatë vijës kufitare administrative, në komunën e Zubin Potokut/Zubin Potok. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.
“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./arbresh.info
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic