Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut, kanë kryer patrullime të motorizuara në Rahovec për disa ditë.
Kështu bëri të ditur KFOR-i, përmes një postimi në Facebook.
“Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut të caktuar në Komandën Rajonale Perëndimore, të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kanë kryer patrullime të motorizuara në komunën e Rahovecit për disa ditë”, ka njoftuar KFOR-i.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./Arbresh.info
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...