Ushtarët shumëkombësh të misionit të udhëhequr nga NATO-s, KFOR, kanë përfunduar me sukses Garën Ndërkombëtare të Sporteve Ushtarake (MSC), e organizuar nga Forcat e Armatosura Austriake.
“Mbajtja e kondicionit fizik dhe forcës mendore është thelbësore për suksesin e përgjithshëm të trupave të KFOR-it, të cilët vazhdojnë përditshmërisht misionin e tyre për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR vijon zbatimin e mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Misioni punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me përgjegjësitë e tyre si garantues të sigurisë./Arbresh.info/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit