Ushtarë amerikanë, letonezë, polakë, turq dhe gjermanë nga batalioni manovrues Komanda Rajonale-Lindje i misionit të KFOR-it, kanë kryer misione të futjes ajrore mbi veriun e Kosovës.
Të kryera si ditën ashtu edhe natën me njësitë e aviacionit, KFOR-i thotë se këto aktivitete lejojnë patrullat të arrijnë në zonat kyçe përgjatë kufirit duke forcuar ndërveprimin, koordinimin dhe gatishmërinë operacionale ndërmjet forcave të misionit në rajon.
“Aktivitete të tilla janë thelbësore për ruajtjen e kohezionit dhe gatishmërisë së njësive, ndërsa sigurojnë efektivitetin e vazhdueshëm të KFOR-it në mbështetjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën”, thuhet tutje në njoftim.
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë