Forcat e Armatosura të Turqisë kanë realizuar një trajnim teorik dhe praktik për përgatitjen profesionale të ushtarakëve të FSK-së.
Sipas njoftimit të FSK-së, ushtarët morën pjesë në një demonstrim praktik në terren, ku u mësuan si të identifikojnë rreziqet gjatë patrullimeve dhe të menaxhojnë problematikat që mund të dalin gjatë patrullimeve.
“Sfidat dhe menaxhimi gjatë patrullimeve ushtarake. Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë me përvojë kanë realizuar trajnim teorik e praktik në përgatitjen profesionale të ushtarakëve të FSK-së, në “ Patrullimet Kufitare” duke realizuar demonstrim praktik në terren, në identifikimin e rrezikut gjatë patrullimeve dhe zgjedhjen e problematikave që dalin gjatë patrullimeve dhe menaxhimin e tyre”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...