Komanda e Forcave Tokësore (KFT),Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë(R3K) ka realizuar Ushtrimin Fushor “Arrow Bravo 25”, me qëllim vlerësimin dhe validimin e Kompanisë së Shtabit dhe Kompanisë B në detyrat esenciale për zbatim të misionit.
Kompanitë kanë realizuar operacione të sulmit, mbrojtëse dhe të stabilitetit të cilat kontrolli i UF i planifikoi dhe simuloi që kompanitë të përballen me situata sa më reale, duke vlerësuar shkathësitë dhe aftësitë e komandimit, vendimmarrjes në kushte stresi, dhe bashkëpunimit ndërmjet strukturave të ndryshme ushtarake.
Ushtrimi Fushor “Arrow Bravo 25”u zhvillua me qëllim përgatitjen, koordinimin dhe ngritjen e kapaciteteve taktike dhe operacionale të trupave pjesëmarrëse, në kuadër të rritjes së ndërveprueshmërisë dhe reagimit të shpejtë në situata të ndryshme kur kërkohet të ofrohet siguri dhe të mbrohet integriteti territorial i Republikës së Kosovës./Arbresh.info/




Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...
Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenoci...
‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 mi...