Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdojnë përgatitjet për pjesëmarrjen në Stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate “Dynamic Front 22” që do të mbahet në Gjermani.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në ‘facebook’ ka njoftuar për pjesëmarrjen në stërvitjen ‘Dynamic Front 22’ tha se kjo stërbijet është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe abacuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë.
“Vazhdojmë përgatitjet për pjesëmarrjen e trupave tanë në Stërvitjen shumëkombëshe me forcat aleate ‘Dynamic Front 22’ që do të mbahet në Gjermani, të udhëhequr Ushtria Amerikane në Evropë. Kjo stërvitje është e projektuar për të përmirësuar aftësinë e vendeve aleate dhe partnere për të përmirësuar dhe avancuar aftësinë e zjarrit me rreze të gjatë. Vazhdojmë së bashku me forcat amerikane dhe aleatët tjerë, të bashkuar dhe të vendosur, për mbrojtjen e paqes , sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe global”, ka shkruar ministri Mehaj. /arbresh.info/
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...