Ushtarët dhe liderët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të misionit të KFOR-it, kanë marrë pjesë në një organizim për dhurimin e një kompresori ajri për Departamentin e Zjarrit në Viti.
KFOR njofton se ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të ekipit të Bashkëpunimit Civil-Militar të KFOR-it, që mbështet çdo komunitet që jeton në Kosovë.
“KFOR vazhdon të realizojë mandatin e tij, i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në sigurimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët dhe lëvizjen e lirë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) për të siguruar përgjigje të koordinuara të sigurisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...
Kurti: VV-ja ka rekord 51.1%, opozita ka nevojë për një humb...
Shkurte Fejza mesazh studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Ve...