Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Zyra e BE-së në Kosovë.
Presidentja e KE-së fillimisht do të takohet me të paren e shtetit, Vjosa Osmani dhe më pas me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimeve do të ketë edhe një konferencë për media e planifikuar rreth orës 10:00.
Von der Leyen sot ka nisur vizitën e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shteti i parë pritës është Maqedonia e Veriut ku nga atje nesër vjen në Kosovë. Pas Kosovës, presidentja e KE-së do të shkojë në Shqipëri, ndërsa të premten në mëngjes do të udhëtojë drejt Bosnje e Hercegovinës, më pas në Serbi dhe krejt në fund, të shtunën, ajo do të qëndrojë në Mal të Zi.
Siç bën të ditur BE-ja, arsyeja kryesore e ardhjes së von der Leyen në rajon është diskutimi për krizën energjetike dhe ofrimi i mbështetjes së Unionit.
“Shantazhi energjetik i Rusisë dhe manipulimi i tregjeve nuk po e kursen Ballkanin Perëndimor. BE-ja është e vendosur të mbështesë partnerët tanë në përballimin e çmimeve të larta të energjisë dhe përmirësimin e sigurisë së tyre energjetike në afat të gjatë. Ky është konteksti i vizitës së Presidentit von der Leyen në Ballkanin Perëndimor këtë javë”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Xhiro e fundit e Bundesligës: tri ekipe me pikë të barabarta...
Haxhiu: Alush Gashi dha kontribut të çmuar në shtetndërtimin...
Konjufca: I hidhur lajmi për humbjen e intelektualit Alush G...
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...