Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka bërë të ditur se po qëndron për vizitë tek ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në Hagë.
Përmes një postimi në facebook, Ismaili ka thënë se datat 5, 6 dhe 7 mars që shënon edhe Epopenë e UÇK-së është dhembje dhe krenari e pafundme.
Postimi i plotë:
Epopeja e 5, 6, 7 marsit është dhembja dhe krenaria jonë e pafundme, kur Adem dhe Hamzë Jashari, me familjet e tyre, sulmeve barbare të Serbisë iu përgjigjen me armë dhe këngë, dhe një nga një dhanë jetën e tyre – për të mos u harruar kurrë.
Pushkët që filluan aty, nuk u ndalën më në gjithë Kosovën, deri në çlirimin e saj. Kjo epope do t’i mobilizonte mijëra të rinj e të reja që t’i bashkoheshin UÇK-së, për ta ndalur gjenocidin serb dhe për t’i dhënë mundësi jetës e lirisë.
Edhe sot, kur ndodhem në Hagë, për vizitë te ish Kryetari Kadri Veseli, një ndër bashkëluftëtarët e Adem Jasharit dhe një ndër themeluesit e UÇK-së, dhembja dhe krenaria janë të përbashkëta për ata që vazhduan në rrugën e lirisë, dhe me heroizmin e tyre e të popullit tonë Kosova është e lirë.
Nderim i përjetshëm për heronjtë tanë dhe për të gjithë të rënët e lirisë!/arbresh.info/
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër