Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte nga ora 19:00 do të prezantojë zgjidhjet e tij për fshatin Barilevë. Takimi do të mbahet në shkollën “Ali Kelmendi”, ku ai ka ftuar qytetarët e kësaj zone t’i bashkohen.
Ismaili ka theksuar se Barileva është pjesë e pandarë e kryeqytetit dhe si e tillë meriton kujdes e investime njësoj si qendra. Plani i tij synon urbanizim të qëndrueshëm të hapësirave, duke ruajtur karakterin rural të Barilevës dhe duke e harmonizuar me potencialin e saj ekonomik e social.
Projektet identifikuese të Ismailit për Barilevën përfshijnë:
Ndërtimin e sheshit të Barilevës;
Ndërtimin e një çerdheje të re;
Rregullimin e shtratit të lumit me shtigje për vrapim;
Rregullimin e stadiumit të Barilevës;
Dyfishimin e subvencioneve për bujqësi;
Krijimin e fondit për mbrojtjen e bujqve;
Funksionalizimin dhe shtimin e shërbimeve mjekësore në QMF-në e fshatit;
Ndriçimin e të gjitha rrugëve dhe hapësirave publike./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...