Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka folur për kundërkandidatët dhe propozimet e tyre, që sipas tij janë të parealizueshme dhe bëhen vetëm për vota.
“A ka mundësi mos me u marrë me vitin 2035, a ka mundësi me u marrë me vitin 2025?”, tha ai, duke theksuar se lagjet e qytetit po përballen me mungesë të pastërtisë, ndriçimit, trotuareve dhe ujit të pijshëm.
Sipas tij, shumica e këtyre problemeve mund të zgjidhen me buxhetin që ka komuna, por që për to ka munguar iniciativa nga kryetarët e deritanishëm. Ai shtoi se prioritetet e kundërkandidatëve në këtë garë janë të gabuara. “Me u marrë me një rrugë 650 metra e me u bë gjithë ajo betejë politike, ndërkohë që lagjet vuajnë për shërbime dhe infrastrukturë bazike” sipas Ismailit kjo është e papranueshme./Arbresh.info/
“Pse nuk më ke pritur?” – Reagimi i DJ Gimbo pasi mëson për ...
E dhimbshme: Ky është këmbësori që u godit për vdekje nga ve...
Ky është kosovari tjetër që vdiq tragjikisht në Austri, isht...
Tragjedia në Vjenë, Ambasada e Kosovës në Austri: Ngushëllim...
E mërkura kryesisht me vranësira, reshje lokale në mëngjes
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra