Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka lavdëruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, rreth punimeve për ndërtimin e Urës se Kukësit.
Siç ka shkruar Pacolli, ky është “rezultat i vullnetit, kreativitetit, energjisë pozitive, mendjes së hapur, përkushtimit, dëshirës dhe guximit për të vepruar”.
Postimi i plotë:
Urime Shqipëri!
Punimet për ndërtimin e një nga urat më të mëdha ( që na bënë krenarë ) në Evropë, urën e Kukësit, po përfundojnë. Kjo është rezultat i vullnetit, kreativitetit, energjisë pozitive, mendjes së hapur, përkushtimit, dëshirës dhe guximit për të vepruar.
Bravo Kryeministër Rama!/Arbresh.info
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...