Senati i Universitetit të Prishtinës ka vendosur që ta suspendojë profesorin e Fakultetit të Filologjisë, Bekim Bejtën, nga procesi mësimor dhe nga të gjitha aktivitetet akademike, pas shkeljeve të vazhdueshme disiplinore të denoncuara nga studentët.
Kështu njoftoi Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë, të cilët thanë se sipas fakteve dhe denoncimeve, Bejta pritet të përjashtohet përfundimisht nga universiteti.
“Menaxhmenti i Fakultetit të Filologjisë dhe Këshilli i Profesorëve, që kanë qenë indiferent ndaj shqetësimeve për gjuhen kërcënuese e deri në kanosje fizike te profesorit Bejta ndaj studenteve dhe personelit, tani kanë rastin e fundit për reflektim. Për këtë do të përkujdesen përfaqësuesit e studentëve në krye me Këshillin Studentor, si garanca më e madhe dhe korrekte. Universiteti nuk është institucion për rehabilitim dhe integrim, e as arenë e sporteve luftarake!”, thuhet në njoftimin e Këshillit Studentor.
Bejta ishte denoncuar vazhdimisht për gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj studenteve në departamentin e Gjuhës Angleze në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës.
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit