Konkursi për pranimin e studentëve të rinj në nivelin master në Universitetin e Prishtinës, do të hapet sot me 21 shtator dhe do të jetë i hapur deri me datë 28 shtator. Në këtë afat do të pranohen 2 mijë e 254 studentë në të gjitha njësitë akademike. Kriteret për pranimin e studentëve në nivelin master do të jenë të ngjashme me ato të vitit të kaluar.
Sekretari i Universitetit të Prishtinës, Esat Kelmendi, tha për Radio Kosovën, se janë bërë përgatitjet për pranimin e studentëve në nivelin master, dhe pranimi do të bëhet sipas kritereve të parapara, ku numri me i madh i pikëve do të jenë nga provimi pranues.
“ Ditën e premte shpallet konkursi, datë 21, dhe do të jetë i hapur deri me datë 28 të këtij muaji. Parashihet të pranohen 2 mijë e 254 studentë. Në të gjitha njësitë akademike do të ketë konkurse. Programet janë të specifikuara në të gjitha ato programe që janë të akredituara. Kushtet nuk kanë ndryshuar nga viti i kaluar”, tha ai.
Po ashtu, Kelmendi bëri të ditur se Universiteti i Prishtinës në nivelin master do të ketë numër të kufizuar të studentëve, krahasuar me kërkesat, por universiteti duhet t’u përmbahet kritereve të përcaktuara nga Agjencia e Akreditimit.
“ Sigurisht edhe këtë vit është numri i vogël në raport me të interesuarit për t’u regjistruara në programet master. Mirëpo, këto janë mundësitë e universitetit dhe kryesisht jemi bazuar në vendimet e Agjencisë së Akreditimit, të cilat e kanë përkufizuar numrin e studentëve”, tha ai.
Kandidatët për pranim në Universitetin e Prishtinës, nuk mund të konkurrojnë më shumë se në një fakultet.
Moti në Shqipëri, temperaturat deri në 40°C
Hamas pranon të lirojë 10 pengje izraelite
LDK sot zyrtarizon kandidatët për kryetarë të komunave për z...
Sot temperaturat deri në 23 gradë Celsius
Nesër temperaturat deri në 23 gradë Celsius
ZYRTARE: Egzon Bislimi i bashkohet Lirisë së Prizrenit