Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK, ka thënë se mbetet i përkushtuar në rolin që ka për të i’u shërbyer qytetarëve të Kosovës në bazë të mandatit që buron nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
Lidhur me deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se Qeveria e Kosovës ka ndërprerë çdo komunikim me misionin e UNMIK-ut, zëdhënësi i këtij misioni Sanam Dolatshahi i tha REL, se “ Kombet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të siguruar se punojnë që raporti i saj me qytetarët e Kosovës dhe institucionet të jetë në dobi të Kosovës, dhe të gjitha proceseve që promovojnë paqën dhe stabilitetin”.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar të mërkuren se raporti për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antiono Guteres nuk pasqyron realitetin.
Lidhur me këtë deklaratë, zëdhënësi Dolatshahi, tha se raporti i Sekretarit të Përgjithshëm mund të jetë cituar në mënyrë jokorrekte nga ana e disa mediave pasi ai, sipas tij, ka qenë faktit.
Zëdhënësi Dolatshahi citon raportin i cili vetëm përshkruan në mënyrë kronologjike rrjedhën e vendosjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Lexo edhe: Qeveria e Kosovës nuk e njeh më UNMIK-un
Kurti u dërgon ftesa opozitës, vjen reagimi nga AAK-ja
Kurti kujton Masakrën në Tregun e Mitrovicës: Krimet e Serbi...
S’ka ndryshim të çmimit të naftës, inspektorati i tregut sër...
Abdixhiku: Ftesës së Kurtit do t’i përgjigjem pozitivisht në...
Vitia: Brenda dy javësh hapet konkursi për anesteziologët
Certifikohen dy qen policorë, përforcohet njësia K9 për luft...