Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për qind për studentët e Luginës së Preshevës dhe të mos transferohen vendet e rezervuara për ta tek studentë nga komuna të tjera.
Nga ana tjetër, rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka deklaruar se kjo kuotë është respektuar plotësisht. Ai tha se studentët e Luginës, ashtu si edhe ata të pakicave të tjera në Kosovë, nuk hyjnë në garë me studentët shqiptarë të Kosovës dhe, për më tepër, kanë prag kalueshmërie më të ulët.
“Për studentët e vendeve të tjera dhe për pakicat në Kosovë, përveç që nuk garojnë me studentët shqiptarë, ata e kanë edhe pragun e kalueshmërisë më të ulët krahasuar me studentët shqiptarë të Kosovës”, tha Hajrullahu.
Ai shpjegoi se në rastet kur nuk arrihet as pragu minimal prej 30 për qind në të dy afatet e testit pranues, atëherë vendet e lira plotësohen nga studentët shqiptarë të Kosovës që janë në listën e pritjes.
Sipas tij, ka pasur dyshime se në kuotën e veçantë për studentët e Luginës dhe pakicat e tjera janë futur studentë shqiptarë nga Kosova, por deri më tani nuk është gjetur asnjë dëshmi.
“Ka pasur dyshime që në vend të studentëve të pakicave dhe të Luginës janë futur studentë shqiptarë nga Kosova, por deri më tani nuk kemi gjetur ndonjë dëshmi. Kushdo që ka prova, le t’i dorëzojë ato në inspektorat”, theksoi Hajrullahu./rtk
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë