Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka nderuar me çmimin “Alumni Nderi i UP-së” Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, dhe Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ceremonia është mbajtur në ambientet e universitetit, ku të pranishëm ishin drejtues të UP-së, profesorë, studentë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, shkruan Arbresh.info.
Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti janë ish-studentë të Universitetit të Prishtinës, dhe ky nderim u bë për kontributin e tyre në avancimin e shtetit të Kosovës dhe promovimin e arsimit të lartë.
Të dy udhëheqësit u pritën me duartrokitje nga studentët, ndërsa falënderuan universitetin për vlerësimin dhe theksuan rëndësinë e arsimit publik si themel i zhvillimit shoqëror./Arbresh.info/






Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...